“Në Kosovë, u shmang Lufta e Tretë Botërore”, rrëfimi se çfarë ndodhi me rusët

22/11/2021 12:04

Kantautori i famshëm James Blunt e ka përmendur sërish eksperiencën e tij si pjesëtar i ushtrisë britanike gjatë Luftës së Kosovës. Në “BBC Radio 5 Live”, Blunt përmendi një moment vendimtar, kur realisht kishte menduar se nga aty, mund të niste “Lufta e Tretë Botërore”.

Gjatë konfliktit, ai drejtonte forca britanike në Kosovë, dhe kur hynë në Prishtinë ishte në krye të mbi 30 mijë ushtarëve. Në kohën kur ushtria e NATO-s kërkonte kontrollin e aeroportit të kryeqytetit, atje ndodheshin vetëm forcat ruse.

”M`u dha komanda e drejtpërdrejtë për të mposhtur rreth 200 rusët që ishin atje”, tha Blunt. Kjo situatë ishte e papranueshme për liderët e NATO-s, dhe ata urdhëruan Blunt, që të rimerrte kontrollin e aeroportit, por ai u përgjigj: “se nuk ishte i gatshëm të fillonte Luftën e Tretë Botërore” . Pak pas kësaj, ”urdhri fatmirësisht u tërhoq”.

“Unë isha oficeri kryesor me grupin e njerëzve pas nesh. Ushtarët rusë përpara meje ishin nga Regjimenti i Parashutistëve, kështu që ata janë padyshim ishin në lojë për luftë.

Urdhri  i drejtpërdrejtë që erdhi nga gjenerali Uesli Klark ishte se duheshin mposhtur.  U përdorën fjalë të ndryshme që na dukeshin të pazakonta.

Fjalë të tilla si “shkatërroj” u dëgjuan në radio”, tha Blunt dhe shtoi se: “Kishim 200 rusë të rreshtuar duke na drejtuar armët e tyre në mënyrë agresive, që ishte… dhe ju e dini që na ishte thënë të arrinim në aeroport dhe ta merrnim. Dhe nëse do të kishim një pikëmbështetje atje, atëherë do ta bënte shumë më të lehtë jetën për forcat e NATO-s në Prishtinë.

Pra, kishte një arsye politike për ta zbatuar këtë. Dhe pasojat praktike të atij vendimi politik do të ishin agresioni kundër rusëve”, shtoi ai. Kur James u pyet nëse  ndjekja e urdhrit do të rrezikonte të ndizte Luftën e Tretë Botërore, ai u përgjigj:“Absolutisht. Dhe kjo është arsyeja pse ne po kërkonim udhëzimin tonë nga një gjeneral amerikan.

Fatmirësisht në radio doli gjenerali Mike Jackson, fjalët e sakta të të cilit në atë kohë ishin: “Unë nuk do t’i bëj ushtarët e mi përgjegjës për fillimin e Luftës së Tretë Botërore”.

Blunt sqaroi se pas disa ditësh, rusët i thanë vetë se nuk kishin ushqime dhe ujë dhe i kërkuan ta ndajnë aeroportin me ta.

Top Channel