Lindje Perëndim/ Skenaret e luftës NATO-Rusi: Aleanca nis trupat nga Ramstein-i, ku sulmon Putin..!  

22/11/2021 16:42

Që kur Rusia nisi veprimet e saj agresive kundër Ukrainës, duke ecur me parimin “mbrojtja më e mirë është sulmi”, zyrtarët rusë e kane akuzuar aleancën për një seri kërcënimesh e veprimesh armiqësore.

Shpjegimet e vazhdueshme të NATO-s se ajo nuk përbën rrezik për Rusinë, kanë rënë në vesh të shurdhër.

NATO-ja e përshkruan veten si një aleancë mbrojtëse, qëllimi i së cilës nuk është sulmi, por mbështetja e anëtareve të vet në rast rreziku.

As stërvitjet tona ushtarake, e as zhvendosjet e trupave nuk i drejtohen Rusisë, insistojnë zyrtarë të aleancës më të madhe ushtarake të globit, e as ndonjë vendi tjetër.

Por Moska nuk bindet. Marrëdhëniet mes dy palëve janë në nivelin më të ulët, dhe rreziku i një përplasjeje të hapur, është i madh. Tre skenarë parashikojnë ekspertët në një rast të tillë.

Top Channel