Dënimin në Angli, burgun në Shqipëri/ Marrëveshja për ekstradimin e të burgosurve shqiptarë në Britaninë e Madhe

22/11/2021 15:05

Komisionet parlamentare nisën diskutimin e marrëveshjes me Britaninë e Madhe për tu dhënë mundësi qytetarëve shqiptarë të dënuar nga drejtësia angleze në vuajtjen e dënimit në burgjet shqiptare.

Po ashtu edhe për përshpejtuar dëbimin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendit tonë. Kjo do të thotë se ata të cilët njihen si çunat problematikë të Londrës shumica nga veriu i vendit, do tu duhet ta vijojnë shlyerjen e dënimit në Burgun e Burrelit.

Gjithçka mbetet në dëshirën e tyre nëse do të duan të kthehen në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Statistikat tregojnë se në burgjet angleze janë 1500 shqiptarë kryesisht të dënuar për trafik droge dhe ngritjen e shtëpive të barit ku kultivohet kanabis.

Sipas ministrisë së drejtësisë angleze Top Channel mëson se, nga Janari deri në 20 Nëntor 2021 janë 138 shqiptarë të dënuar për ngritjen e shtëpive të barit.

Në komisionin e sigurisë kombëtare deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi sqarime dhe ngriti dyshime se kjo marrëveshje lejon edhe ripranimin e emigratëve të paligjshëm shtetas jo shqiptarë. Ky pretendim i zotit Alibeaj u hodh poshtë nga zëvendës ministri punëve të brendshme Andi Mahila.

Top Channel