Vepra nga lufta në ekspozitë! Punime në dy këndvështrime ekspozohen në galerinë e Tiranës

21/11/2021 20:08

Hapësirat e ekspozimit të Galerisë së Tiranës kanë marrë një pamje tjetër në prag të festave të nëntorit. Veprat e artistëve si Guri Madhi, Zef Shoshi, Ismail Lulani etj kanë të gjitha një tematike, lufta.

E paraqitur në dy kahje, e mitizuar gjatë periudhës së artit të realizmit socialist dhe po ashtu e parë në një plan me njerëzor pas rënies së sistemit.

Në zhanre si pikturë, vizatim dhe skulpturë mund të kuptojmë një dëshmi historike nëpërmjet artit, por gjithashtu mund të kuptojmë edhe mënyrën se si arti ka shërbyer në një funksion tjetër siç është propaganda.

GAT është galeria më e re në kryeqytet, e çelur veçanërisht  për artistë të rinj dhe aplikonte në mediumet e reja të artit bashkëkohor.

Kjo Galeri do krijojë edhe mundësinë e shumë eventeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare, si: Kolonia e Artistëve të rinj Europianë, Bienalja e Tiranës, Bienalja e Grafikës, Festivale dhe mediume të ndryshme ndërkombëtare.

Top Channel