“Prijani mishin atij krimineli”/ Familjarët e Mateos mbërrijnë në paraburgimin e Vlorës, tentojnë të shqyejnë portën kryesore

21/11/2021 10:17

Familjarët e 8-vjeçarit Mateo kanë mbërritur në paraburgimin e Vlorës dhe kërkojnë drejtësi për fëmijën, i cili u rrëmbye dhe u vra nga fqinji i tij.

Autori Klodian Çalamani është dërguar në Vlorë për shkak të ndonjë frike nga sulmet. Por familjarët nuk janë ndaluar. Ata tentuan të shqyejnë portën kryesore ndërsa një e afërme dëgjohet duke bërtitur :“O i degjeneruar shtet, do të vuajë populli me ju. Po fëmija që iku? Prijani mishin atij krimineli.”

E ëma e 8-vjeçarit, e cila duket në gjendje të rënduar thotë e dëshpëruar: “Po më ha fëmija 8 vjeç dhe. Dil maskara që aty. Të thotë përse e vrau. Të thotë të vërtetën.” Pas kësaj, ngjitet sipër kangjellave por familjarët e tjerë e tërheqin dhe nuk e lejojnë të kalojë në anën tjetër.

Ndërkohë kërkohet ndihma e policisë së rendit pasi situata vijon të jetë e rëndë dhe familjarët kundërshtojnë forcat e policisë.

8-vjeçari Mateo Vasia u masakrua nga fqinji i tij Klodian Çalamani, 38 vjeç dhe më pas u gropos. Krimi i rëndë ka tronditur shqiptarët, të cilët drejtojnë gishtin e akuzës nga gjykata, prokuroria e policia.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA