Greqi/ Sot gjyqi për 10 anëtarë të grupeve të shpëtimit të emigrantëve në Lesvos, qytetarët protesta në derën e Gjykatës

21/11/2021 16:41

Duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Vdekja e vlerave të Evropës” dhe “Të shpëtosh jetë nuk është krim ” dhjetëra protestues kanë shoqëruar hyrjen në Gjykatën e Lesvos, të 10 nga 24 anëtarëve të OJQ që kanë marrë pjesë në operacionet e ndryshme të shpëtimit të emigrantëve në ujërat e këtij ishulli, por që akuzohen si anëtarë të një rrjeti trafikimi të qenieve njerëzore.

Konkretisht ata perballen me akuza, si spiunazh, trafikim  emigrantësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndersa gjyqi zhvillohet nen fokusin e jashtezakonshem te mediave te huaja. Nderkohe gjykata e Lesvos  deklaroi se nuk eshte kompetente për të gjykuar çështjen dhe te pandehurit tashme jane ne pritje të caktimit të një gjyqi të ri.

Sean Binder, i pandehur: Ndihem shumë i indinjuar. Ndihem i zemëruar sepse duhet të presim vite të tjera. Ne kemi pritur prej vitesh. Kemi kaluar tre muaj e gjysmë në burg dhe tani duhet të presim përsëri. Dhe duhet të presim përsëri sepse prokuroria nuk ishte në gjendje të bënte punën e saj si duhet.

Nga ana e tyre aktivistet mohojne çdo akuze duke pohuar se thjesht donin të shpëtonin jetë njerezish disa vite me pare kur ishulli i Lesvos u be nje prej portave te hyrjes se vales se madhe te refugjatëve dhe emigrantëve nga brigjet turke.

Giorgos Kosmopoulos, vëzhgues i Amnesty International: Ajo që ne donim të dëgjonim sot qartë ishte se ata nuk janë fajtorë, se janë të pafajshëm. Në vend të kësaj do të kemi gjithnjë e më shumë gjyqe, gjithnjë e më shumë kohë duke pritur ndërsa jetët e tyre jane ne buze te humneres.

Më shumë se një milion emigrantë dhe refugjatë, shumë prej të cilëve  largoheshin nga lufa ne Irak dhe Siri, udhëtuan drejt Lesbos dhe ishujve të tjerë grekë nga Turqia në 2015-16, me synim Gjermanine dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Por vitet e fundit qeveria greke zbaton nje linje më të ashpër me emigracionin e paligjshëm, duke shtuar patrullimet ne zonat detare  por edhe  pergjate kufirit të saj tokësor me Turqinë.

Gjithashtu Greqia mohon akuzat e shpeshta nga grupet e te drejtave njerezore dhe te perkrahjes se emigranteve se autoritete e saj kufitare kryejne dëbime të dhunshme te refugjateve, te ashtuquajturat push backs.

Top Channel