Një tjetër rast ngacmimi seksual brenda familjes ka ndodhur në vendin.

Babai 43-vjeçar është ndaluar nga policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit J. D., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Nuk dihen ende detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

Top Channel