Video/ Mbërrijnë kamionat me materialet e para për nisjen e punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

20/11/2021 08:00

Kanë mbërritur gjatë natës në fshatin Akërni të Vlorës kamionat me materialet e para për nisjen e punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Kamionët me targa të Kosovës ishin të ngarkuar me kontenier të cilët janë parkuar në fushën ku do të nisin edhe punimet.

Kamionët me materiale për ndërtimin e aeroportit janë pritur nga banorët me gëzim.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel