Kryeministri i vendit Edi Rama u ka premtuar peshkatarëve financim të drejtpërdrejtë, me qëllim rritjen e kapaciteteve në këtë fushë.

Jemi në kushtet që mund të kemi ambicie shumë më të madhe, që ju të rrisni kapacitetet. Financim i drejtpërdrejt për këdo që thotë kam nevojë të riparoj anijen. Do jenë lekë në dorë, jo borxh. Kush është gati të sak në këtë biznes që është një nga më të vështirët, ka gjithë respektin dhe mbështetjen tonë”, tha Rama.

Në prezantimin e buxhetit 2022 për peshkimin nga porti i Durrësit, kryeministri tha se peshkatarët mund të përfitojnë financime nëse projektet e tyre dhe duan ndihmë për të zgjidhur problemet, duke filluar që nga riparimi i anijeve të peshkimit.

Sipas tij, sektori i bujqësisë është zhvilluar shumë vitet e fundit, ndërsa shtoi se me kërkesën në rritje të vendeve të huaja për të blerë produktet tona të detit, do të hapen vende pune: “Paga është e mirë dhe çdokush mund të vijë të punojë. Paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 80.000 lekë. Kapitenët paguhen më shumë se ministrat. Të gjithë kanë nevojë për punëtorë peshkimi, sepse kërkesa do të vazhdojë të rritet. Vijnë nga Turqia, nga Egjipti për të punuar.Disa me diploma që pretendojnë se janë juristë, të vijnë këtu”.

Rama i këshilloi peshkatarët të krijojnë një strukturë ekspertësh, ku problematikat e tyre do të adresoheshin më mirë dhe kërkoi që shkolla e akuakulturës, të ketë praktikë gjatë gjithë vitit, “dy ditë në anije, tre ditë në klasë”

Rama tha se vitin e ardhshëm do të ndërtohet porti i ri i Vlorës, që me humor, u shpreh “se do të jetë më i bukur se i Durrësit”. “Do të ketë logjistike moderne, çdo gjë sipas standardeve europiane”, shtoi kryeministri.

Ndërsa për Durrësin, tha se do të ketë merkaton e re të fruta-perimeve, me të gjitha kushtet për tregtimin e këtyre produkteve.

Top Channel