Fituesit e Panairit të Librit/ Shpërndahen çmimet në panairin e librit në Tiranë

20/11/2021 15:00

Në pallatin e kongreseve po mbahet Panairi i Librit dhe sot janë shpallur edhe fituesit. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dorëzuar çmimin si autori më i mirë shqiptar i vitit 2021 shkrimtarit Virgjil Muçi me vëllimin me tregime “Fajin ma ka gjuha”.

Ndërkohë për çmimin e përkthimit më të mirë për këtë vit triumfatore u shpall Flavia Kaba, me përkthimin e vëllimit me tregime “Qyteti i avullit” nga Carlos Ruiz Zafon, autor i rëndësishëm i letërsisë spanjolle që u nda nga jeta vetëm 2 vite më parë.

Top Channel