
24/02 22:34
Banorët e disa qendrave administrative në Rogozhinë vazhdojnë të përballen me mungesën e energjisë elektrike.
Disa ditë më parë, ata organizuan një protestë përpara nënstationit elektrik të Rrogozhinës për të kërkuar zgjidhjen e problemit të tyre por pa rezultat.
Ata vendosën të grumbullohen sërish përpara zyrave të OSHE-së në Rrogozhinë, por askush nuk i dëgjoi dhe as u hapi derën për të dëgjuar ankesat e tyre për ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike
Në këtë zonë janë rreth 10 mijë abonentë, të cilët pretendojnë se dëmi më i madh po u shkaktohet bizneseve dhe të sëmurëve për shkak të ndërprerjes deri në 8 orë të energjisë elektrike.
Top Channel