Mbi 700 kg mish dhe peshk kontrabandë në Kakavijë, arrestohet një person, procedohet një tjetër Personat me probleme të shëndetit mendor nuk mund të qëndrojnë për shumë kohë të shtruar në institucionet e rehabilitimit, pasi nuk e lejojnë ligjet dhe konventat ndërkombëtare, që synojnë deinstitucionalizimin e tyre, pra kthimin në familje dhe shoqëri.
Por me daljen nga spitali, janë një sërë hallkash në terren, që monitorojnë mbarëvajtjen e rehabilitimit.
“Akoma nuk e kemi marrë veten, jemi të tronditur nga ngjarja në Fier. Fajin e kanë gjykatat, drejtësia, që i lënë të lirë.
Këta janë minë me sahat. Institucionet i kanë lënë njerëzit e rrezikshëm rrugëve, si qentë e Pavllovit.
Dikur kanë qenë plot spitalet psikiatrike, tani janë bosh. T’i çoji në shtëpi, por nëse kanë familjarë të përgjegjshëm.
Hallkat fillojnë që tek lagja, komuna, bashkia e vijnë deri këtu. Kryeplaku e di se çfarë banorësh ka zona, për rrjedhojë janë vigjilentë dhe i kanë të identifikuar problematikët. Lajmëro policinë, ambulancën dhe të përgjigjen kur ndodh gjë e dyshimtë.
Po nuk ka familjarë një i sëmurë mos e nxirr nga spitali, se të merr jetën“, shprehet qytetarët.
Top Channel