Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit/ Tre persona të maskuar dhe me kallash në dorë hyjnë në lokal, policia hesht
19/11/2021 22:01
Një video misterioze nga një lokal i paidentifikuar në Lezhë po bën xhiron e rrjetit, ndërsa policia nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar.
Nga pamjet e kamerave të dërguara në “Ti Raporton” në Top Channel, duket se brenda një lokali-bilardo, ku po qëndronin katër djem dhe brenda futen tre persona të armatosur.
Djemtë ngrihen menjëherë në këmbë, por mbetet e paqartë se çfarë flitet mes tyre.
Pamjet janë tepër shqetësuese, ndërsa nuk ka asnjë reagim nga Policia e Lezhës në lidhje me personat e maskuar dhe të armatosur.
Top Channel