Einxhel dhe Arjola janë përfshirë në një debat gjatë kësaj jave, për të cilin kanë diskutuar edhe në spektaklin e mbrëmjes së sotme. Pasi dëgjoi rreth bisedave të javës, Einxhel i tha Monikës se nëse është fallxhore, atëherë janë të dyja se e kanë bërë së bashku lojën e filxhanit.
Ndërsa Arjolës i sugjeroi të mos merrej me thashetheme, duke iu referuar faktit që është përfshirë në situatën e Granitit, Fifit dhe Semit.
Einxhel: Përveç Arjolës që mendon se kam dashur ti fus xixat, doja ti thoja Monikës faleminderit që më cilësove fallxhore. Atë lojën e filxhanit e kemi bërë të dyja dhe nëse jam unë, je dhe ti.
Arjola: Einxhel është kur do kjo t’i afrohemi dhe kur do ti largohemi. Nuk është për të futur xixa.
Einxhel: Se të thashë mos u merr me të tjerët po me veten tënde. Më erdhi keq që një femër me potencialin tënd merrej me thashetheme. Ti nuk figuroje.
Arjola: Gjërat që janë të vërteta nuk janë thashetheme. Kur të dal, ja sqaroj Fifit në rast se i duhet.
Fifi: Unë nuk ia ndërroj mendimin askujt. Jam munduar në 50 ditë të bind njerëzit se si jam unë. Më kanë shkuar 27 vjet të bind njerëzit se si jam unë. Unë veten e kam bindur dhe nuk dua ti fus vetes xixa. Kur jam në tension e sipër, e di që mund të them dy fjalë më shumë dhe nuk dua t’i them.
Top Channel