Suedi/ Babai qëllon me thikë dhe më pas i hedh fëmijët nga ballkoni, njëri vdes në vend

18/11/2021 14:14

Një tjetër rast tragjik, krimi në familje ka ndodhur në Suedi.

Mediat atje raportojnë se një fëmijë ka humbur jetën pasi dyshohet se i ati e ka hedhur nga ballkoni, ndërsa vëllai i tij është në gjendje të rëndë në spital.

Të dy fëmijët janë më të vegjël se 10-vjeç. Babai tashmë ndodhet në polici ndërsa nëna e fëmijëve pasi u pyet u la e lirë. Policia tha se një nga prindërit e fëmijëve , u gjet i lënduar në apartament, ndërsa dyshojnë se fëmijët fillimisht janë goditur me thikë dhe më pas janë hedhur nga ballkoni, nga një lartësi prej gati 15 metrash.

Sipas mediave suedeze, policia ka gjetur dhe njolla gjaku në apartament.

“Ne ende po hetojmë të shohim se çfarë ka ndodhur, do të bëjmë një hetim të detajuar”, tha Helena Boström Thomas nga policia.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA