Stuhia çan rrugët, katastrofë natyrore në Kanada: Ky nuk është mot normal!

18/11/2021 12:01

Aq e rënduar paraqitet gjendja në provincën perëndimore, British Kolumbia sa autoritetet kanadeze shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, pas stuhie që ishte aq e fuqishme sa çau rrugët dhe dëmtoi linjat hekurudhore në rajon.

Forcat e Armatosura të Kandasë janë angazhuar për t’iu ndihmuar mijëra banorëve të bllokuar nga stuhia prej mesnatës të së dielës. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, është zotuar për ndihmë, gjatë që vizite që ka realizuar në Uashington, dhe ka thënë se trupat do të ndihmojnë në rindërtim.

Një grua humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe dy persona të tjerë rezultojnë janë të zhdukur. Mijëra persona tjerë janë evakuuar, ndërsa zyrtarët në rajon fajësojnë ndryshimet klimatike, duke thënë se ky nuk është një mot i zakonshëm.

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në frekuencën e stuhive është ende i paqartë, por dihet se temperaturat e larta të sipërfaqes së detit ngrohin ajrin sipër dhe rezultojnë me më shumë energji të disponueshme për të nxitur uraganet, ciklonet dhe tajfunet.

Si rezultat, ato mund të jenë më fuqishme dhe me reshje më ekstreme. Temperatura e Tokës është rritur për 1.2 gradë Celsius nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk zvogëlojnë emetimet në sasi të konsiderueshme.

Top Channel