SHBA, ekzekutohet në Misisipi burri që vrau bashkëshorten, sulmoi seksualisht thjeshtrën (fotot)

18/11/2021 21:24

Një i burgosur në shtetin amerikan të Mississippi që vraui bashkëshorten e ndarë prej tij dhe sulmoi seksualisht të bijën e saj të re, është ekzekutuar dje me injeksion fatal.

50 vjeçari David Neal Cox, u ekzekutua në burgun shtetëror të Parchman pasi e kishte përshkruar vetën në dokumenta si njeri që “meriton vdekjen” duke hequr dorë nga çdo apelim.

Cox kishte pranuar krimet ndaj bashkëshortes së tij dhe bijës së saj të mitur, thjeshtrës së tij.

Në vitin 2012 ai pranoi se kishte qëlluar për vdekje Kim Kirk Cox në maj 2010 në qytezën e vogël të Sherman.

Ai kishte pranuar  më tej sulmin seksual ndaj thjeshtrës së tij, asokohe 12-vjecare.

Vajza që tashmë është 23 vjeçe, ishte dëshmitare e ekzekutiit të Cox.

“Dua që fëmijët e mi të dinë se i dua shumë dhe se dikur kam qenë njeri i mirë”, tha Cox para nisjes së injeksioneve fatale. “Mos lexoni asgjë tjetër përveç Biblës së Mbreti James”, shtoi ai.

Më pas burri falenderoi komisionerin e burgjeve, Burl Cain, për të cilin tha se “ishte shumë i sjellshëm me mua” dhe në fund shtoi “Kaq kisha për të thënë.”

Cox i bë i ekzekutuari i parë në shtetin e Mississippi prej nëntë vitesh.

FOTO GALERI
5/5
Komisioneret lexojne fjalet e fundit te te ekzekutuarit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA