“Zoti krijoi botën për dashuri”/ Shfaqja vendoset në skenë nga aktorët Liza Xhuvani dhe Kristian Koroveshi

17/11/2021 19:59

Zoti e krijoi botën për dashuri, me këtë titull vjen dialogu skenik i radhës mes Luiza Xhuvanit dhe Kristian Koroveshit.

Nën autorësinë e Yunus Emre dhe Milan Rakic, pjesë të zgjidhura nga pjesa vinë nën një interpretim prej dy aktorëve në skenën e teatrit eksperimental mbrëmjen e 18 dhe 19 nëntorit.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë aktorial mes Koroveshit dhe Xhuvanit. Në janar të këtij viti Luiza Xhuvani dhe Kristian Koroveshi erdhën para publikut me një mbrëmje lutjeje në një periudhë të vështirë, që po kalonte e gjithë bota për shkak të pandemisë Covid 19.

Vepra është konceptuar si një dialog lirik për dashurinë, jetën dhe vdekjen. Në një kohë kur bota humbet ekuilibrin, ristrukturimi i vargjeve të Yunus Emre dhe Milan Rakic na rikthejnë vëmendjen tek ato më të rëndësishmet e qenies njerëzore.

Top Channel