Një e re në Arizona, SHBA e cila ndihmoi gjatë lindjes shoqen e saj të ngushtë, u tmerrua kur zbuloi se burri i vet ishte dhe babai i bebes së shoqes.
28 vjeçarja Hailey Custer zbuloi një nishan të rrallë në qafën e vajzës, identik me atë të burrit tradhtues, shkruan rrjeti Caters.
Nëna e katër fëmijëve nga qyteza e Wickenburg, mbeti zemërthyer kur zbuloi se bashkëshorti i saj 36 vjeçar Travis Bowling, e kishte tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë.
Pas zbulimit fillestar, Custer u nda me te shoqin dhe thotë se ish-burri e ka tradhtuar me të paktën 30 gra gjatë martesës së tyre gjashtë vjeçare, gjatë të cilës ai ka lindur dy fëmijë me gra të tjera.
“Dëgjova zhurma se shoqja ime ishte shtatzënë dhe ishte pa shtëpi, kështu që shkova ta ndihmoj”, thotë Custer në intervistë me mediat amerikane.
“Kur pashë nishanin, shoqja ime ishte duke qëndruar pranë meje. Ajo nuk thoshte gjë por uli kokën dhe shikonte në dysheme, unë e kuptova”, thotë Custer, e cila gjithsesi nuk pranonte ta identifikonte shoqen e ngushtë që e kishte tradhtuar.
Ajo thotë se pasi kaloi tronditjen filestare e fali mikeshën e saj, ndërsa vazhdonte një marrëdhënie mirësjelljeje me ish-bashkëshortin për hir të fëmijëve.
Custer shpërndau historinë e saj me ndjekësit në rrjetin TikTok, ku video ka mbledhur rreth 3.4 milionë shikime, prandaj me të drejtë disa prej tyre e akuzojnë se e ka sajuar për të fituar para.
“Kam marrë shumë komente dashakeqe, disa burra narcizistë më kanë thënë se ai shkoi te tjera pasi une nuk u kujdesa për të, ose se historia është një gënjeshtër. Por nuk besoj te asnjëra”, thotë ajo.
Top Channel