Mike Tyson thotë se shikonte ‘vdekjen me sy’ kur drogohej me helmin e brekosës (fotot)

17/11/2021 17:31

Në disa reflektime të kohëve të fundit për eksperiencat e tij në kohën e suksesit e mës pas, ish-kampioni i botës Mike Tyson ka thënë se “ndjeva vdekjen” kur provoi për herë të parë helmin psikodelik të bretkosës.

Ish-boksieri tashmë 55-vjeçar foli në një konferencë për drogat dhe mjekimet psikodelike  në Miami ku tregonte eksperiencat e tij me substancat e ndryshimit të ndërgjegjies, si të ligjshme dhe ato ilegale.

“Në udhëtimet ku më çonin helmet, vdekja ishte shumë e bukur. Jeta dhe vdekja në përgjithësi  janë të mrekullueshme, por vdekja ka një reputacion më të keq. Helmi i brekosës më mësoi se nuk jemi këtu përgjithmonë, se të gjithë kemi një darë skadence”, tha Tyson.

Bretkosa” në këtë rast i referohet species amfibe meksikane‘Bufo alvarius’, e njohur gjithashtu si ‘bretkosa e shkretëtirës Sonorane’.

Ajo kalon shtatë muaj të vitit duke jetuar nën tokë, por kur është aktive helmi i saj mund të tymoset dhe prodhon te njeriu një eksperiencë të shkurtër ‘psikoaktive’.

Helmi i saj është përdorur prej shekujsh në mjekësinë dhe ritualet tradicionale të shërimit.

Por kohët e fundit tradita është shuar disi prej daljes së substancave të tjera psikoaktive si  LSD dhe bimet e ajuaska në Amerikën Latine.

Tyson thotë se zbuloi helmin e bretkosës disa vjet më parë, kur ishte disa dhjetra kilogramë mbipeshë dhe konsumonte alkool e droga.

“E bëra fillimisht si diçka të guximshme,” kujton Tyson. “Pija droga të rënda si kokaina, prandaj thashë, përse jo? Është një tjetër dimension i ndërgjegjies. Para se ta provoja isha në gjendje të dobët shpirtërore. Është e vërtetë se kundërshtari më i fortë me të cilin jam përballur në jetë është vetja ime. Nuk kisha vetëvlerësim”.

“Kështu ndodh me njerëzit me egoizëm të madh, kanë vetëvlerësim të ulët. Ata përdorin egon për të zëvendësuar vetëbesimin. Por ‘bretkosa’ ju zhvesh nga ego”.

Ai thotë se ka kryer ritualin rreth 50 herë, nganjëherë disa herë brenda ditës. Thotë se me të ka humbur kilogramët e tepërta, ka rinisur sportin dhe është riafruar me bashkëshorten e fëmijët.

“Më ka bërë më kreativ e më ka ndihmuar në fokusim. Tani jam më shumë si një biznesmen apo sipërmarrës”, thotë ai.

Tyson flet në mbrojtje të lejimit të këtyre drogave për trajtim mjekësor dhe shton se ka mbushur fermën e tij me amfibë në shkretëtirën Hot Springs në Kalifornia.

“Njerëzit e vërejnë ndryshimin te unë. Nëse më njihni prej vitit 1989, e dini se jam një tjetër njeri. Nuk e di me siguri çfarë ka ndodhur por jeta ime është përmirësuar, e shoh botën ndryshe, plot dashuri”.

Përveç helmit të bretkosës Tyson thotë se po punon dhe për dy variete të reja të kanabis.

Ai shton se në një kohë kur kërpudhat magjike janë të ndaluara në qytete si Denver, Detroit e Oakland, kërkon të nisë të shesë aty helmin e bretkosës.

“Unë po luftoj që psikodelikët të bëhen një mjekim për sëmundjet mendore. Dua të jem më i miri në këtë fushë.”

FOTO GALERI
2/4
Ish-boksieri tashmë 55-vjeçar foli në një konferencë për drogat dhe mjekimet psikodelike në Miami ku tregonte eksperiencat e tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA