Gjuajtësi britanik F-35 bie në det gjatë manovrave në Mesdhe (fotot)

17/11/2021 16:48
Gjuajtes F-35 ne aeroplanmbajtesen Queen Elisabeth

Minsitria britanike e mbrojtjes tha sot se një avion luftarak F-35 i aeroplanmbajtëses se re Queen Elizabeth është përplasur në Mesdhe dhe se piloti u detyrua të lëshohej në ajër që të shpëtonte.

Avioni i prodhimit amerikan F35 kishte rënë në det pas dështimit në disa operacione stërvitore rutinë, shtonte Londra, pa dhënë detaje nëse ishte dështim i motorëve të mjetit apo i manovrave të gabuara të pilotit.

Pioti i avioni ishte rekuperuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Zëdhënsi i ministrisë tha: “Një pilot britnaik i gjuajtësit F35 nga flota e aeroplanmbajtëses Queen Elizabeth u lëshua jashtë mjetit gjatë operacioneve rutinë të fluturimit në Mesdhe këtë mëngjes”.

“Piloti u rekuperua dhe u kthye i sigurt në luftanije, teksa hetimet për ngjarjen kanë nisur. Nuk do të ishte e përshtatshme të komentonim më shumë në këtë periudhë të caktuar të incidentit”.

Aeroplanmbajtësja e re britanike Queen Elizabeth është në misionin e saj të parë madhor, gjatë të cilit ka kryer disa manovra stërvitore me aleatë nga vende të ndryshme të botës.

FOTO GALERI
3/5
Aeroplanmbajtësja e re britanike Queen Elizabeth është në misionin e saj të parë madhor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA