Këngëtarja e njohur Adele ka ndihmuar një burrë gjatë koncertit të saj në mënyrë që t’i propozonte për martesë të dashurës së tij.
Gjatë turneut promovues për albumin e ardhshëm “30”, këngëtarja britanike performoi disa nga hitet e saj më të mëdha. Koncerti, i cili përfshinte yje si Lizzo, Seth Rogen dhe Melissa McCarthy, u regjistrua si pjesë e një specialeje dy-orëshe të quajtur “One Night Only” që u transmetua të dielën në CBS.
Gjatë koncertit, Adele u sigurua që audienca të shikonte dhe një propozim surprizë në skenë që ishte orkestruar më parë. Adele i kërkoi audiencës që të qëndronte në heshtje ndërsa Quentin, e çoi të dashurën e tij, Ashley, në skenë me sytë e mbyllur. Ashley u shtang kur e gjeti veten përballë një turme ndërsa Quentin u ul në gju.
Adele këndoi këngën e saj të radhës kushtuar çiftit të sapofejuar, “Make You Feel My Love”.
New life goal: Get engaged in front of @adele. 💍 pic.twitter.com/ybfa922aHg
— CBS (@CBS) November 15, 2021
Top Channel