Kim Jong Un del me pardesy lëkure në inaugurim, mediat perëndimore e krahasojnë menjëherë me Adolf Hitlerin (fotot)

16/11/2021 16:13

Kim Jong Un ka treguar sot vërtet karakterin e brendshëm prej Adolf Hitler, i veshur me një pardesy lëkure në stil nazist, në paraqitjen e tij të parë publike prej më shumë se një muaji, shkruante britanikja Daily Mail.

Kim vizitonte qytetin e ri Samiyon që po ndërtohet në veri të vendit.

37 vjeçari duket në humor të mirë megjithë zhurmat për shëndetin e tij dhe humbjen drastike në peshë të kohëve të fundit.

Mediat vendase publikuan fotot e kuruara të liderit që buzeqeshte për kamerat, i rrethuar nga burokratët e tij, duke inspektuar metropolin e ri.

Kim lavdëronte punëtorët për ‘vullnetin, besnikërinë e mundin e tyre’ dhe shtoi se Samjiyon do të kthehet në një shembull për zhvillimin rural.

Teksa Kim fliste, zyrtarët që e ndiqin mbanin shënim me vemendje rekomandimet e liderit komunist.

Ai tha se Samjiyon po ndërtohet prej katër vitesh dhe përfshin mijëra banesa e shtëpi, raporton agjencia shtetërore  KCNA.

Qyteti në ndërtim është pranë malit Paektu, vendi i shenjtë nga vjen familja e Kim të cilin agjencia KCNA e quajnë ‘epitomë e civilizimit modern.’

Qyteti është një nga iniciativat më të mëdha të Penianit  në nxitjen e tij për një ekonomi të vetë-mjaftueshme, pas sanksioneve amerikane për programin raketor të armatimeve.

FOTO GALERI
7/9
Teksa Kim fliste, zyrtarët që e ndiqin mbanin shënim me vemendje rekomandimet e liderit komunist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA