”Ke dalë në përgjimet e antimafias italiane o kone”/ Përplasje e fortë mes Braçes dhe Salianjit, ndërhyn Garda

16/11/2021 11:33

Seanca plenare është ndërprerë për disa minuta këtë të martë pas debatit të fortë mes deputetit demokrat Ervin Salianjit dhe atij socialist Erion Braçes, ndërsa po diskutohet projektbuxheti i vitit 2022.

Salianji ka hedhur akuza të forta ndaj deputetit Erion Braçe duke i thënë se është përfshirë në krim dhe ka dalë në përgjimet e Rezart Taçit të kryera nga  anti-mafia italiane.

Ai gjithashtu e ka ofenduar duke i thënë edhe kone. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të deputetit socialist duke kërkuar respektimin e etikës dhe shmangien e ofendimeve. Pas këtij debati është dashur edhe ndërhyrja e Gardës dhe më pas është pezulluar për disa minuta seanca.

“Kjo hipokrizia sikur këtu ka disa gra ministre e deputete bëjnë të prekurat për një fjalë që nuk prek askënd, kurse kur km i drejtohet kryetares së parlamentit për mbarimin e fjalës i kthehet. Ka 10-fishuar pasurinë e saj dhe bashkëshortit të saj zonja Bushka. Prandaj del dhe bën këtu si engjëll, por nuk është engjëll. Zotëria, parafolësi im 40 milionë euro me tendera. ky zotëria që del dhe bën si më i shqetësuari, në përgjimet e prokurorisë italiane, për Rezart Taçin, A je ti zv.kryeministri që del në përgjime. Mos m’u drejto mua si kone”, tha Salianji.

Pas qetësimit të situatës, seanca plenare ka rifilluar, ku kanë marrë sërish fjalën Salianjit dhe Braçe. Braçe hodhi poshtë akuzat ndaj tij duke theksuar se nuk ka komunikuar kurrë në asnjë lloj mënyre me Taçin.

“Etika në këtë sallë mori fund ditën kur i gjithë mllefi u derdh mbi një fletë votimi ku ishte emri i një grua. Ja si mori fund etika atë ditë. Se sa i shqetësuar jam unë për bujqit e di unë, në këtë sallë ka shpifës të dënuar nga gjykata. Në 18 tetor 2021 nuk kam qenë zv kryeministër . Në këtë sallë ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza, do ua provoj që paguhen me cash, këto histori me lojëra luftash përfundojnë te dita e pagesës cash, o e kam denoncuar unë Armo, mes të cilave ngjarje tragjike,kam kallëzuar në prokurori, një prokuror e mori dosjen dhe e fshiu dosjen, o s’ka fol njeri këtu. Mua dhe Taçin na ndan një oqean i tërë, s’kemi fol kurrë , nuk kemi shkëmbyer asnjëherë asgjë, s’kam shkelur kurrë në televizionin e tij, ka fytyra këtu që ka qenë”, tha socialisti.

Ndërsa Salinaji ka ironizuar situatën, duke shprehur siguri për përfshirjen e ish-zv.kryeministrit në përgjime, ku tha se duan të largojnë vëmendjen duke bërë zhurmë.

“Nuk e di pse të djeg kaq shumë, a është zv.kryeministri në përgjime apo jo, duhet parë, mos bëni si e shenjta Mari. Meqë jeni për gjykatë . Ju doni të largoni vëmendjen duke bërë zhurmë, se ku shkojnë paratë e buxhetit të shtetit”, tha Salinaji.

Edhe në ditën e dytë të seancës maratonë për diskutimin e projektbuxhetit të vitit 2022 ka pasur debat të fortë mes socialistëve dhe demokratëve. Shkak kanë qenë akuzat dhe mos respektimi i rregullores.

Kujtojmë se buxheti për vitin 2022 arrin në 5.2 miliardë euro dhe parashikon një nivel ambicioz të ardhurash prej rreth 4.4 miliardë euro apo 537 miliardë lekë.

Qeveria pret që ekonomia vitin e ardhshëm të arrijë në 4.1%, ndërsa synon uljen e borxhit publik në 78.9.

Ndërsa sa i takon paketës fiskale, ndryshon ligji për TVSH-në, ku hiqet kompensimi 6% për fermerët, rivendoset taksa 10% për imputet bujqësore dhe vendoset tavan i ri për investimet në bujqësi që përjashtohen nga pagesa e TVSH-së.

FOTO GALERI
5/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA