Imazhet e Shkodrës së vjetër/ Fotot e viteve 1917-18 ndodheshin në arkivat e Vjenës

16/11/2021 19:54

22 imazhe të Shkodrës se viteve 1917-18, dolën për herë të parë nga arkivat e Vienës.

Oficeri Leopold Fornstner në ato vite u dërgua me mision te veçantë ne Ballkan për te grumbulluar fakte nga arti, kultura, arkitektura dhe traditat e zakonet e këtyre shteteve mes te cilave edhe Shqipërisë.

Imazhet u zbuluan rastësisht nga Pjeter Logoreci gjatë një studimi që ai po bënte për figurën e Dom Nikolle Kacorrit. Ai thotë se ne arkivat e Austrisë ka dokumente te pafundme per Shqipërinë.

Logoreci ka çelur një sërë ekspozitash dhe ka krijuar albume dhe monografi me zbulimet e Vienes, një pjesë e te cilave hedhin dritë dhe tregojnë Shkodrën si një pike kyçe e marrëdhënieve me perëndimin.

Top Channel