Ftesë në 5/ Rrëfimi ekskluziv i Senada Grecës, trainerja shqiptare që stërviti Bebe Rexhën: Ja “meraku” i saj!

16/11/2021 20:16

Trainerja e njohur e fitnessit Senada Greca ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në intervistën e saj të parë për një televizion shqiptar.

E larguar që në moshën 15 vjeçare drejt SHBA-së, Senada tregoi se fillimet kanë qenë shumë të vështira për të dhe familjen.

“Vuaja nga anoreksia, ankthi dhe ndonjëherë mërzia shkonte deri në depression”, rrëfeu për herë të parë ajo, ndërsa shtoi se aktiviteti fizik e ka ndihmuar të gjejë ekuilibrat në jetë.

Me plot 3.3 milion ndjekës në rrjetet sociale, Senada është një nga emrat më të mirë në fushën e fitness-it dhe ka stërvitur personazhe të njohur.

Një prej tyre është këngëtarja Bebe Rexha. E pyetur nga Bieta, Senada tregoi se Bebe është një vajzë me vullnet, por njëkohësisht ka presion të madh mbi mënyrën sesi duhet të duket.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA