Argjendi ia thotë në sy Ritvanës: Ke ardhur disa herë në shtëpinë time! Konkurrentja: Jam e gatshme të lë studion

16/11/2021 20:48

Argjendi dhe Ritvana, çifti që nisi vrullshëm me takime në “Përputhen”, por që nuk pati një vazhdimësi, kanë hedhur sot akuza dhe kundër akuza.

Argjendi e akuzon Ritvanën se kanë qenë në shtëpinë e tij disa herë, ndërsa konkurrentja e mohon dhe shprehet e gatshme të lërë edhe programin, nëse kjo vërtetohet se ka ndodh.

Pjesë nga diskutimi:

Ritvana: Për takimet që kemi bërë janë bërë publike aq shpesh madje është bërë edhe një gjyq publik. Që në momentin që është mbyllur gjithçka dhe kemi thënë nuk do takohemi, nuk jemi takuar fare.

Argjendi: Kjo nuk është e vërtetë.

Ritvana: Kur jemi takuar?

Argjendi: Jemi takuar disa herë.

Ritvana: Po pra e kemi diskutuar. Kur jemi takuar tjetër?

Argjendi: Edhe tek unë. Prap kemi bërë xhiro me makinë.

Ritvana: Tek ti? Tek shtëpia jote?

Argjendi: Po.

Ritvana: Seriozisht e ke ti? Jam e gatshme të lë edhe progamin nëse unë e kam takuar Agjendin në shtëpi. Unë nuk të kam ardhur kurrë në shtëpi ty.

Argjendi: Unë e dija që do t’i mohonte se ma ka thënë. Do jetë fjala jote kundër times më ka thënë. Por jemi takuar disa herë në shtëpinë time. Mos i bëj këto skena të lutem.

Ritvana: Unë këtë nuk e prisja fare.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA