Argjendi e akuzoi se ka shkuar te shtëpia e tij/ Ritvana: Mos e gjetsha familjen gjallë nëse…

16/11/2021 21:01

Argjendi dhe Ritvana kanë vijuar akuzat kundrejt njeri-tjetrit. Ritvana betohet për të gjithë familjen se ajo nuk ka shkuar në shtëpinë e tij, ndërsa nga ana tjetër Argjendi thotë se nuk i ka bërë foto që ta vërtetojë këtë gjë.

Ritvana: Betohem në gjithë familjen, me kamera ndezur, fikur, mos i gjetsha gjallë nëse unë të kam ardhur në shtëpi ty. Nuk e toleroj fare këtë akuzë. Kur paskam ardhur unë në shtëpinë tënde. Unë se di ku e ke shtëpinë.

Argjend: Nuk kam përgjuar njeri, nuk i kam bërë foto.

Ritvana: Nëse do kisha ardhur në shtëpinë tënde si kam fytyrë të vij unë këtu të dal në takim me çunat e tjerë. Unë do isha deklaruar për ty po të kisha ardhur në shtëpinë tënde. Le nam.

Argjendi: Kjo ishte ajo që të thosha unë gjithmonë dhe agravohesha kundër teje kur ti bëje atë moralisten për të tjerët, ndërkohë që i ke thyer rregullat më shumë se të gjitha. Ka qenë para një jave apo dy, kur kishim ato gërricjet tona. Dhe kur i thash  që unë nuk e bëj më lojën tënde tha mirë se do jetë fjala jote kundër times.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA