Ritvana dhe Bashkimi janë përfshirë në një debat të ashpër prej faktit se ky i fundit ka kërkuar eliminimin e saj nga program.
Gjatë diskutimit në studio gjatë ditës së sotme, Bashkimi tha se nuk merret njerëz që shajnë me familje, gjë që nevrikosi Ritvanën. Me tone të ashpra, ajo i kërkoi të mos përfshijë familjen dhe i kërkoi të mos merret aspak me të.
Bashkimi: Nuk merrem me njerëz që shajnë me familje.
Ritvana: Edhe familja ime i sheh ato. Mbaj përgjegjësi për fjalët që thua, nuk kam ardhur të stresohem, por të shijoj eksperiencën time. Po nuk të pëlqeva mos e zgjat fare, ta fus shishe kokës, nuk të llogaris fare. Nuk mban përgjegjësi për fjalët e veta. Mos u merr me mua fare.
Bashkimi: Merrem me cfarë të dua, a ke ardhur në emision?
Ritvana: A të përmend unë ty? Nuk ka turp fare. Shpesh herë ka folur për mua. Mos e manipulo, mos përqesh, mos ironizo se nuk ke surrat as ti, as askush.
Bashkimi: Është nivel i ulët se më ka sharë me familje nga i pari tek i fundit.
Top Channel