Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht
Ritvana dhe Bashkimi kanë pasur një debat të ashpër gjatë bisedës në një grup në rrjete sociale, i cili është diskutuar edhe në studio.
Ritvana është prekur nga fakti që Bashkimi ka kërkuar eliminimin e saj, ndërkohë që ajo është larguar për disa ditë nga program për arsye shëndetësore.
Ajo i tha se i ka hipur vetja në qejf dhe e cilëson veprimin e tij si cnjerëzor. Ndërsa Bashkimi i thotë se nuk ka asgjë me të, ndërsa në bisedat që kanë pasur, tregon se kishte vetëm fyerje, të cilat zgjodhi të mos i bëjë publike.
Ritvana: Është çnjerëzore se kam kaluar natën në spital, nuk e kam kaluar rrugëve, as duke pirë, kam pasur problem shëndetësore dhe Bashkimin nuk e kuptova. Plus ka dicka tjetër, në momentin që Bashkimi flet, vedos emrin tim në gojën e tij, unë i them cfarë ke, bën disa veprime injoruese. Të ka hipur vetja në qejf, por duhet të relaksohesh e të jesh më pozitiv kur njerëzit janë në spital dhe pop resin përgjigje analizash. Ky është mendimi im, ta kam thënë dje e ta them prap.
Bashkim: Më është pyetur në prapaskenë, kë do të eliminosh, thashë Ritvanën. Është në Youtube, njerëzit e shohin. Nuk kam asgjë me të, ky është mendimi im. Kjo është bërë të mërkurën, nuk e kam pasur idenë pse ka shkuar në Danimarkë dhe është transmetuar të premten, kur u kthye. Nuk kam dijeni se ku po shkon dhe në fund të ditës, është mendimi im për emisionin. Nuk ka pasur diskutim, fyerje ka pasur.
Top Channel