Argjendi tregon pse u kris marrëdhënia me Ritvanën/ Zbulon planet e saj për të ‘rrëmbyer’ audiencën

15/11/2021 21:00

Takimi i Ritvanës dhe Bledit është transmetuar në puntatën e sotme të “Për’puthen”.  Sensi i humorit i Bledit shkriu së qeshuri Ritvanën, ndërsa nuk munguan edhe komentet ngacmuese mes tyre.

Ky takim ka sjellë edhe reagimin e Argjendit, i cili e cilësoi Ritvanën një person inekzistent për të, ndërsa shtoi se ajo është shumë e shtirur në takime dhe se jashtë studios ajo ka një fjalor tjetër.

Po ashtu Argjendi hodhi akuza se në fillim të programit Ritvana ka qenë ajo që ka bërë plane se si të afrohen dhe se si të largohen herë pas here në mënyrë që ajo të ishte protagoniste në emisione.

Ritvana si person këtu brenda është inekzistent. Takimi ishte i lezeçëm, unë e përgëzoj Bledin, është shumë i sjellshëm. Unë e njoh atë vajzë shumë mirë dhe të shoh atë tip shtirje në takim kur e njohim jashtë dhe e dimë se çfarë fjalori ka them “ëaë ça spaska”.

Nga ana ime ka ardhur një pikë ku është bërë boll. Ka qenë një periudhë ku unë kam qenë shumë i heshtur dhe kjo jo pa arsye. Kanë qenë një seri ngjarjesh dhe fajesh edhe nga ana ime, sepse me atë vajzë, ju shumë gjëra nuk i dini, po e kemi pasur edhe një njohje paralele.

Kanë qenë disa plane që prej fillimit të njohjes sonë se si t’ia bëjmë, se si të grindemi, kur filloi Prime se si të largohemi dhe ftohemi në mënyrë që produksioni të na e sigurojë një përballje në prime se Ritvana e ka ëndërr të jetë protagoniste.

Mendoj se nuk i kam interesuar ndonjëherë si person, duke qenë se e di shumë mirë se sa plane kemi bërë”, tha Argjendi.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA