Valtteri Bottas fiton “Sprint Race” dhe për rrjedhojë do të niset nga “pole position” në Çmimin e Madh të Brazilit, i 19-ti në këtë Botëror të Formula 1.
Finlandezi i Mercedesit, i nisur nga pozita e dytë, parakaloi që në nisje Max Verstappenin, i cili e mbylli në vendin e dytë në cirkuitin e Interlagos, duke e çuar në 21 pikë diferencën me rivalin e madh për titullin botëror për pilotë, Lewis Hamilton.
I treti Carlos Sainz, që do të niset me Ferrarin e tij në linjën e dytë përballë Sergio Perezit. Vendi i pestë për një Lewis Hamilton të jashtëzakonshëm, i cili u nis nga vendi i fundit por që do të startojë në garë nga vendi i 10-të, për shkak të dënimit prej pesë pozicionesh si pasojë e zëvendësimit të motorit me djegie të brendshme.
Top Channel