Tre të vdekur nga pickimet e akrepëve që mbushën qytetin pas përmbytjeve (fotot)

13/11/2021 18:29

Akrepët në Egjipt kanë pickuar për vdekje tre njerëz dhe kanë shtruar në spital dhjetra të tjerë, teksa stuhitë e reshjeve në jug të vendit sollën insektet e rrezikshme nëpër rrugë e shtëpi.

Një total prej rreth 450 njerëzish janë plagosur nga pickimet e akrepëve apo gjarprinjve, tha një zyrtar vendas i ministrisë.

Breshëri dhe stuhitë në luginën e lumit Nil të premten ishin veçanërisht të dhunshme, duke trazuar terrenin e duke përmbytur rrugët.

Rrjedhat e krijuara bënë që akrepë dhe gjarpërinj të vërshonin në qytet duke rënë në kontakt me popullsinë. Autoritetet kanë shpërndarë doza të shumta anti-helmi në fshatrat e zonave të prekura  tha një zyrtar për agjencinë Al-Ahram.

Njerëzit ishin nxitur të qëndronin në shtëpi dhe të shmangnin vendet me pemë.

Akrepët janë rrallëherë kërcënues për jetën, por fëmijët e vegjël dhe të moshuarit janë më të rrezikuar nga komplikacionet e pickimeve, sipas qendrës amerikane  Mayo Clinic.

Vetëm rreth 30 nga afro 1,500 specie akrepësh prodhojnë helm mjaftueshëm toksik sa për të vrarë njeriun.

Anti-helmet e akrepëve përdoren si masë parandaluese para shfaqjes së simptomave dhe pas nisjes së tyre.

FOTO GALERI
2/5
Stuhia ne Aswan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA