Brenda apartamentit luksoz në Paris ku pedofili financier Jeffrey Epstein ka përdhunuar minorenet që trafikonte (fotot)

13/11/2021 16:19

60 vjeçari Valdson Cotrin, i cili ka punuar prej 20 vitesh si kryeshërbëtor i financierit pervers hebre Jeffrey Epstein, ka folur më parë për luksin e ekzagjeruar dhe ofertat e shthurura me të cilin priteshin miqtë e tij mbretërorë apo politikane me influencë.

Mes tyre ishin dhe shërbimet seksuale të skllaveve të tij të seksit, që më pas Epstein t’i kishte ata nën kontroll me anë të filmimeve.

Kur u pyet nëse apartamenti parizien në Avenue Foch, ishte një pjesë e gjuetisë së ish-shefit të tij, kryeshërbëtori  buzëqeshi dhe tha “Po” para se të largohej.

Një tjetër anëtar i stafit të ndërtesës në qendër të Parisit tha për britaniken “The Sun”: “Është ish-apartamenti i Epstein. E kam vizituar disa herë kur ai ishte gjallë.”

Nga të ftuarit e financierit pedofil ishte dhe princi britanik Andrew, 61 vjeç të cilit ashtu si dhe të tjerëve u rekomandohej të rrinin aty “si në shtëpi të tyre”.

Cotrin ka thënë për hetuesit në vitin 2019: “Princi qëndronte shpesh me ne këtu, edhe kur Epstein nuk ishte në rezidencë.”

Epstein vdiq në burg në 2019, para se të dilte në gjyq për trafikim minorenesh, sipas raportimeve i vetëvarur.

Tashmë prona e tij ka dalë në ankand dhe një broshurë  me 13 pamje të ambjenteve të brendshme është publikuar.

Zhvillimi vjen në një kohë kur akuzuesja Virginia Giuffre Roberts ka ngritur padi përdhunimi ndaj princit britanik Andrew dhe Cotrin pritet të dëshmojë me detaje të krimeve.

Lidhjet e shërbëtorit me Epstein u bënë publike vetë prej tij pas publikimit në rrjetet sociale të fotove nga brenda apartamentit të dekoruar me luks të shfrenuar.

Apartamenti pritet të shitet në ankand për rreth 5 milionë euro.

FOTO GALERI
6/9
Apartamenti pritet të shitet në ankand për rreth 5 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA