Nga Krasnodari në Kharkiv/ Lufta merr jetë civile ndërsa shtyhen bisedimet për paqe, dy fëmijë vriten pas sulmit me dron në një çerdhe
Forca sigurie dhe të afërm të dëshpëruar të të burgosurve shiheshin sot në burgun e Guaiakil, në Ekuador ku përleshjet mizore mes bandave kanë lënë 60 të vdekur.
Ky burg ka qenë gjithashtu skena e përleshjeve barbare të shtatorit ku të paktën 119 të burgosur të tjerë gjetën vdekjen.
Në të gjithë sistemin e burgjeve të Ekuadorit të dominuar nga bandat e drogave, jane vrarë sivjet të paktën 300 të burgosur.
Një oficer tha se policia kishte ndërhyrë për të ndërprerë përleshjet duke shpëtuar shumë jetë.
Por bandat rivale të lidhura me trafikun e drogave sjellin betejat e tyre për territor edhe brenda institucioneve të mbipopulluara, me personel kryesisht të korruptuar.
Më 28 shtator, në këtë burg u vranë 119 njerëz, në masakrën më të madhe të këtij lloji në historinë e Amerikës Latine.
Ekuadori është një nga rrugët kryesore tranzite të kalimit të kokainës kolumbiane drejt kufijve të SHBA.
Top Channel