11 vjeçarja infektohet me gonorea në rezortin e ujërave termale në Itali (fotot)

13/11/2021 17:31
Këto kushte mbështesin mbijetesën e bakterit gonokokus i cili shkakton infeksionin e gonorea.

Një vajzë 11-vjeçare në pushime me familjen është infektuar me infeksionin e rrezikshëm të rrugëve urinare gonorea, teksa notonte në një liqen termal natyral, për të cilin ekspertët thonë se krijon kushtet e përkryera për shumimin e bakterit.

Vajza dhe familja e saj nga Austria po notonin në liqenin vullkanik të Specchio di Venere në ishullin italian të Pantelleria.

Por dy ditë pas notit në ujin stagnant, vajza nisi të ndjente dhimbjet dhe diegien e organeve gjenitale që jep zakonisht gonorea.

Studimi i publikuar në revistën shkencore   Journal of Medical Case , tregon se liqenet e cekëta me temperaturë të afërt me atë të njeriut, janë izotonike, pra kanë acide të rrjedhura nga CO2  si dhe pjesëza organike.

Këto kushte mbështesin mbijetesën e bakterit gonokokus i cili shkakton infeksionin e gonorea.

Për trajtimin e djegieve vajzës iu dha trajtim anti-myk por problemi kishte vijuar edhe pas kthimit nga pushimet.

Prindërit e vajzës nuk ishin infektuar dhe ata u detyruan ta pyesnin nëse kishte marrë infeksionin me anë të marrëdhënieve seksuale, siç ndodh zakonisht.

Por ekzaminimet treguan se nuk kishte prova për aktivitete seksual dhe se infektimi kishte ardhur nga ujërat termale të Pantelleria në brigjet e Siçilisë, raporton NYPost.

Vajza tashmë eshtë rekuperuar pas trajtimit standard me anti-biotikë.

Fëmijët janë raportuar esdhe më parë të infektuar nga gonorea ne raste si nga ulësja e tualetit apo nga fshirja me të njëjtin peshqir me anëtarët e infektuar të familjes, kanë theksuar doktorët.

FOTO GALERI
3/3
Këto kushte mbështesin mbijetesën e bakterit gonokokus i cili shkakton infeksionin e gonorea.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA