Zyrtarët e partisë lavdërojnë Xi si ‘timonier’ i ringjalljes së Kinës (fotot)

12/11/2021 19:51

Sot në konferencën e shtypit të partisë komuniste të Kinës në Pekin, një prej zyrtarëve tha se presidenti Xi Jinping është “timonieri” i ringjalljes së Kinës.

Liderët folën pas përfundimit të takimit të rëndësishëm ku u kalua rezoluta që siguron forcimin e pushtetit të Xi me një mandat thuajse të përjetshëm.

Mediat vendase thonë se Xi, udhëheqës i padiskutueshëm i vendit me popullatën më të madhe të botës, prej të hënës po drejton sesionin plenar me figurat më të larta të partisë.

350 anëtarët e Komitetit Qendror miratuan rezolutën për “Arritje madhore dhe Eksperiencë Historike në Përpjekjen 100-vjeçare të Partisë”, e treta në të gjithë historinë e saj.

Dy rezoluta të mëparshme ishin kaluar për liderët Mao Cedung në 1945, dhe për Deng Ciaoping në vitin 1981.
Deklarata e gjatë bënte thirrje gjithashtu për ndjekje te “linjës korrekte të historisë së partisë”, tha agjencia shtetërore Xinhua, teksa shtonte se Xi “ka shkruar një epikë të mahnitshme në historinë mijëvjecare të vendit”.

“Komiteti qendror i bën thirrje të gjithë zyrtarëve partisë, ushtrisë, popullit e grupeve etnike të mblidhen afër partisë me shokun Xi Jinping në krye, për të realizuar epokën e re të socializmit”, shkruante Xinhua.

 

FOTO GALERI
2/3
Dy rezoluta të mëparshme ishin kaluar për liderët Mao Cedung në 1945, dhe për Deng Ciaoping në vitin 1981.

Top Channel