Veprat e Mid’hat Frashërit/ Letërkëmbimet e iluministit në një vëllim të ri

12/11/2021 15:29

Në Muzeun Historik Kombëtar është paraqitur vëllimi i 6-të i veprës së zgjedhur të Mid’hat Frashërit.

Instituti i Studimeve Historike me botues Uran Butkën prej kohësh janë marrë me studimin e jetës dhe veprimtarisë politike e estetike të këtij mendimtari të madh shqiptar. Vëllimi i 6-të i veprës është konceptuar të përmbajë letërkëmbimet e tij.

Në letërkëmbimet e Mid’hat Frashërit shfaqen idetë e reja iluministe në çdo fushë të jetës e të mendimit. Ato me personalitetet më në zë të kohës gjithnjë në të mirë të çështjes shqiptare dhe për ngjarjet kyçe të historisë së kombit, ndër të tjera shqiptarizmi si platformë.

Letrat e dashurisë përbëjnë një kulm të veprës së Mid’hat Frashërit. Ato janë proza poetike e tij por edhe dramatike.

Mid’hati ishte një qytetar i lirë evropian, ndaj përpiqej jo pa dilema, që pasioni dhe jeta familjare të mos ia pengonin dashurinë e madhe ndaj atdheut. Këmbëngulja e palodhur për të mbrojtur idealet e tij, humanizmi dhe evropianizmi si frymë e model, diplomacia si mjeshtëri dhe art, rreziku komunist, lufta për shtet ligjor dhe demokraci, duken se janë thelbi i shqetësimeve në letërkëmbimet të tij. E kush nuk do ta donte këtë kolanë veprash të rilindasit, eseistit, publicistit, diplomatit, patriotit, atdhetarit politikanit Mid’hat Frashëri, në bibliotekën e tij.

MID’HAT FRASHËRI – VEPRA TË ZGJEDHURA 6
LETËRKËMBIMET E ILUMINISTIT NË NJË VËLLIM TË RI
URAN BUTKA
STUDIUES/ BOTUES
PERSIDA ASLLANI
STUDIUESE

Top Channel