Galeria e artit të Tiranës/ Hapet me ekspozitën e veprave të Arben Bajos dhe Mustafa Arapit

12/11/2021 15:31

Galeria e Artit te Tiranës është e para që ngrihet në Tiranën 101 vjet kryeqytet.

Me tre hapësira ekspozimi institucioni e ka çelur siparin me vepra të Arben Bajos dhe Mustafa Arapit, që u ndanë nga jeta për shkak të Covid-19 gjatë këtij viti.

Përveç funksionit të saj të parë për të ekspozuar artistë kryesisht të rinj dhe aplikantë në mediumet e reja të artit bashkëkohor, Galeria e Tiranës do të shtrihet edhe në aktivitete të tjera si lexime dhe muzike dhome, Bienalja e Tiranës apo dhe Festivale të ndryshme.

Galeria e Artit të Tiranës u cel në prag të Vitit Europian të Rinisë.

Top Channel