Investimet e huaja direkte kanë shënuar rritje dukshëm më të lartë këtë vit krahasuar me dy vitet paraprake.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se në periudhën janar- gusht të këtij viti, investimet e huaja kanë qenë në vlerë të 321.8 milionë eurove, 91 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe 125.5 milionë euro më shumë në krahasim me 2019.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Kushtrim Ahmeti tregon se investimet më të mëdha shkojnë në patundshmëri.
Këto investime vijnë kryesisht nga vendet ku ka me tepër mërgimtar.
Por, një rritje e investimeve shihet edhe nga Shqipëria që rezulton në vendin e gjashtë për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.
Vlera më e madhe e investimeve të huaja direkte është shënuar në vitin 2007 me 440.7 milionë euro, ndërsa ajo më e ulëta në vitin 2014 me 151 milionë.
Top Channel