‘Pse do i dorëzojmë karriget Qifes ne?’/ Bardhi: Shefi i shtabit të Orlando Rakipit mbledhës i firmave

11/11/2021 15:31

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka denoncuar sërish sot se në ‘Foltoret’ e organizuara nga Sali Berisha, pjesë në mbledhjen e firmave ishte edhe shefi i shtabit elektoral të deputetit socialist Orlando Rakipit, në zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo është të tallesh, pra bëjmë një listë shokësh noj emër na jep edhe Qifja që ta fusësh aty, se do dal edhe aty, na jep ta fusim që të mbushim sallën edhe e quajmë kuvendin e PD.

Se kështu dëgjova dje që ky grupi nismëtar te rreshti i parë do bënte verifikimin e mandateve. Dhe në rresht të parë e dinit kush ishte, ishte shefi i shtabit të Orlando Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit. E ka pasur përballë Flamur Noka në fakt nuk e kam pasur unë. Dhe ky shefi i shtabit të Orlando Rakipit do verifikojë mandatet e anëtarëve të Kuvendit të PD?Po pse ca kemi ndërmend të bëjmë ne? T’i dorëzojmë karriget Qifes?”, tha Bardhi.

Bardhi tha më tej se: “E ka bërë një herë atë gabim PD në 2013 dhe janë dëshmitarë demokratët e qarkut Elbasan, i morën votat e PD i cuan te PDIU, i hoqën mandatin e 5 PD-se që t’i jepnin mandatin Qifes.

Nuk ndodh më kjo, nuk ndodh më kjo.

S’ka për të ndodhur kurrë se s’mund të tallet askush me djersën e demokratëve, e jemi në pengjet e Ramës?

Pra kur kemi shefin e shtabit organizator të foltores dhe mbledhës të firmave në rresht të parë që solli dhe mbajti në pushtet Edi Ramën quhet se po luftojnë Ramën, kurse ne që i denoncojmë këto quhemi pengje të Ramës. Tallje më të madhe me demokratët se kjo s’mund të ketë”.

Top Channel