Policia ndaloi makinën dhe i hapi qeset: Arrestohet 65-vjeçari në Gjirokastër

11/11/2021 15:09
Foto ilustruese

Një 65-vjeçar nga Gjirokastra është proceduar penalisht, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij policia gjeti tre qese plastike me medikamente mjekësore.

Këto ilaçe shtetasi i ka future kontrabandë në Shqipëri, përmes Kakavijës, ndërsa vlera totale e tyre shkon rreth 500 euro.

“Specialistët e Seksioni të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Y. H., 65 vjeç, banues në Goranxi, Gjirokastër, pasi në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Sofratik, nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, janë gjetur tre qese plastike me medikamente mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të shtetasit Y. H. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Top Channel