Papa Leoni në kabinën e pilotit, pamjet nga fluturimi mbi Spanjë bëhen virale
Një akrobat francez ka thyer sot rekordin botëror duke qëndruar dhe kërcyer mbi një ballon me ajër të nxehtë në më shumë se 1000 m lartësi mbi nivelin e detit.
26 vjeçari Remi Ouvrard u ngjit në qiellin e Chatellerault, në perëndim të Francës me ballonin e ndërtuar nga babai i tij për të realizuar arritjen madhore.
Prej nisjes nga toka ai hipi ne maje te ballonit dhe qendroi aty per fluturimin.
Në majën e ballonit ai kishte vendosur një pjesë solide me një karrige mbi të, për të realizuar sfidën.
Pamjet e shpërndara online tregonin Ouvrard duke ruajtur ekuilibrin mbi ballon, teksa një avion i vogël fluturon pranë tij për të bërë fotot.
Pas kompletimit të fluturimit të tij Remi komentonte në llogarinë e tij në rrjetet sociale: “Remi po vjen !! Bëmë pak me hile me avionin, por më në fund po mbërrijmë”.
Nuk kishte rekord të mëparshëm Guinness për qëndrim në majë të ballonëve me ajër të nxehtë, edhe pse një video e postuar nga grupi Sky Drifters në vitin 2016 tregon një burrë që bën të njëjtën gjë, duke qëndruar ne kembe mbi ballonin e ngritur.
Top Channel