Mbetjet e fabrikave te vajit në Myzeqe po derdhen ne ujërat e lumenjve dhe ne kanalet vaditëse.

Ky proces perveç ndotjes mjedisore po shkakton edhe ngordhjen e peshqve. Ne sipërfaqen e kanalit të njohur si Emisar i Myzeqese kanë dalë mbi sipërfaqe tufat e peshqve.

Me e renduar situata është pergjatë segmentit nga Ura e Gradishtes deri ne Hidrovor. Peshkatarët janë te paret qe paralajmërojnë katastrofën. Ata thonë se ndotja e ujit ka arritur nivelet maksimale. Peshqit qe ata po nxjerrin shumica janë te ngordhur dhe nuk mund te konsumohet.

Mbetjet grumbullohen ne një grope te madhe, te cilat me pas thithen nga autobotet dhe derdhen ne kanal. Problemi ndodh çdo vit kur prodhohet vaji i ri por mungesa e kontrollove nuk e parandalon ndotjen.

Top Channel