Protestuesi i Kongresit amerikan i kërkuar nga FBI, ‘fiton’ azil politik në ish-republikën sovjetike të Bjellorusisë (fotot)

09/11/2021 17:41

Një protestues amerikan i akuzuar për sulme në Kongresin amerikan në trazirat e 6 janarit është arratisur në republikën ish-sovjetike të Bjellorusisë.

48 vjeçari Evan Neumann, një nga më të këkuarit e FBI, është shfaqur në fundmi në televizionin bjellorus, i portretizuar nga media si ‘një amerikan i thjeshtë që i largohet persekutimit politik’.

Ne SHBA mbi të rëndojnë gjashtë akuza si sjellje e dhunshme, hyrje e paautorizuar e rezistencë ndaj arrestit.

Pak para ngitjes së akuzave Neumann kishte shitur shtëpinë e tij në bregdetin e Kalifornisë për  $1.3 milionë dhe u largua. Tashmë ai listohet nga FBI si “i akuzuar në arrati”.

Vetëm kohët e fundit ai është shfaqur në Bjellorusi, ku lideri autoritar Alexander Lukashenko qëndron në pushtet prej 26 vitesh.

Në intervistën e tij të titulluar ‘Goodbye, America’ të transmetuar në fundjavë, ai tha për rrjetin vendas Belarus 1 se në SHBA përballet me akuza te padrejta.

Neumann tha: “Nuk besoj se kam kryer asnjë krim. Një prej akuzave është shumë ofenduese, thotë se kam goditur një oficer policie. Kjo është e tmerrshme, është persekutim politik”.

Ndërsa prezantuesi televiziv thotë për të:

“Duke parë historinë e tij [Neumann] është si të gjithë amerikanët e thjeshtë të cilëve po i djegin dyqanet  aktivistët e grupeve si ‘Black Lives Matter’. Pas zgjedhjeve të vitit 2020 ai humbi gjithçka dhe po persekutohet nga qeveria”.

Për të ardhur në Bjellorusi, Neumann kishte shkuar fillimisht në Itali, më pas me tren drejt Zvicrës, me makinë në Gjermani dhe më pas në Ukrainë. Atje ai mori një apartament me qera për gjashtë muaj por thotë se po ndiqej nga agjentët e inteligjencës së Ukrainës, ndoshta me urdhër nga SHBA.

Prandaj ai kaloi ilegalisht kufirin nga Ukraina drejt Bjellorusisë nëpër këneta, duke iu shmagur derrave të egër e gjarpërinjve. Ai ishte kapur nga autoritetet bjelloruse kufitare më 15 gusht.

Në paditë e FBI kundër Neumann, përmenden pamjet e kamerave të sigurisë së policisë ku ai supozohet se sulmon një oficer policie në protestat e Capitol më 6 janar.

Protestuesit e organizuar në mbështetje të Donald Trump demonstronin kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale dhe sulmuan Kongresin në mesditë.

FOTO GALERI
3/9
Evan Neumann flet me gazetarin bjellorus

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA