Nëndetëset e SHBA nuk përballojnë luftën? Testet e çelikut, të falsifikuara prej vitesh

09/11/2021 16:47

Një metalurge në Washington u shpall fajtore për mashtrim pasi për dekada me radhë, falsifikoi rezultatet e testeve të forcës në çelikun që përdorej për të prodhuar nëndetëset e Marinës.

Prokurorët thonë se 67-vjecarja, Elaine Marie Thomas, ka dhënë  rezultate të rreme pozitive të testeve të forcës dhe rezistencës në të paktën 240 raste.

Testet në fjalë datojnë në periudhën e viteve 1985 dhe 2017. Autoritetet nuk kanë bërë publike sakaq se cilat janë nëndetëset e prekura nga ky skandal.

Ata thonë megjithatë, se nuk ka prova që të tregojnë se mjetet kanë pësuar dëmtime.

Thomas ishte drejtoreshë e metalurgjisë në një furrnaltë në Tacoma, e cila furnizonte me celik nga kontraktorët e Marinës që merreshin me ndërtimin e nëndetëseve.

Furrnalta ishte blerë në 2008-ën nga prodhuesi Bradken në vitin 2008, por nuk ka asnjë fakt që të dëshmojë se drejtuesit e kësaj kompanie, mund të kenë qenë në dijeni të mashtrimit.

Skema u zbulua rastësisht nga një punonjës laboratori i cili pa se dokumentet e testimit ishin ndryshuar dhe kishte mospërputhje të madhe mes të dhënave të raportuara.

 

Top Channel