Gjykata e BE pezullon detyrimin e ‘Green Pass’ për të hyrë në Parlamentin Evropian

09/11/2021 18:31

Mediat belge raportuan dje se kreu i gjykatës së Bashkimit Evropian ka pezulluar përkohësisht detyrimin e paraqitjes së çertifikatës së vaksinimit për të hyrë në ambjentet e Parlamentit Evropian në Stasbourg të Francës.

Zhvillimi vjen pas një proteste të disa deputetëve të PE te cilet e quanin pasaportën e vaksinimit “diskriminuese” dhe “jo-transparente”.

Një prej iniciatorëve të lëvizjes, eurodeputetja italiane Francesca Donato njoftoi me gëzim lajmin në rrjetet sociale: «Gjykata Evropiane ka pranuar kërkesën për pezullimin e detyrimit të Green Pass nga eurodeputetët dhe anëtarët e stafit. Unë jam një nga 5 aplikantët e masës. Nga sot ne të pestë dhe të tjerë aplikantë nga stafi i parlamentit nuk do të jemi të detyruar të tregojmë pasaportën ‘Green Pass’ për të hyrë në Parlamentin Evropian, deri në një urdhër tjeter të gjykatës. Kjo është shenja e parë pozitive nga jurisprudenca e BE! ».

Eurodeputetja e larguar nga ish-partia e saj Lega, tha më tej se bashkë me iniciatorë të tjerë do të kërkojnë formalisht pezullimin e zbatimit të kësaj mase për të gjithë stafin, deri në një vendim të dytë “për të respektuar vendimin e Gjykatës».

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/11/03/grupi-i-eurodeputeteve-denoncojne-ne-pe-natyren-diskriminuese-te-certifikates-se-vaksimit-covid-fotot/?foto=2#g

FOTO GALERI
2/3
Zhvillimi vjen pas një proteste të disa deputetëve të PE te cilet e quanin pasaportën e vaksinimit “diskriminuese”

Top Channel