Stilisti vret veten e të birin në vrasje-vetëvrasje, pas gjetjes së trupit në makinë (fotot)

08/11/2021 18:12

Një stilist i njohur në Portugali është përmendur nga zyrtarët si autori i vrasje-vetëvrasjes së dyshuar me të birin e vogël tre vjeçar.

Clemens Weisshaar besohet se ka qëlluar veten për vdekje pas vrasjes së birit të tij teksa më pas i vuri flakën makinës me trupin e fëmijës brenda.

Nëna e fëmijës tragjik raportohet se është stilistja britanike Phoebe Arnold.

Policia ende nuk ka komentuar publikisht mbi incidentin por e përditshmja lokale Jornal de Noticias emëronte viktimat si Weisshaar dhe i biri i tij Tasso.

Gazeta thoshte se Weisshaar ishte ndarë në korrik me nënën e fëmijës, kur dhe gruaja ishte vendosur në Lisbonë me të birin.

Burri besohet se nuk e kishte takuar të birin deri në fund të muajit që shkoi, kur shkoi në kryeqytetin portugez dhe e mori atë duke premtuar se do ta kthente më 1 nëntor pasi të kalonte pak kohë me të.

Gazeta shkruante se ai kishte shkelur marrëveshjen verbale me nënën dhe ajo një ditë më vonë kishte raportuar zhdukjen në polici.

Mediat emëronin Weisshaar si stilist dhe arkitekt gjerman 44-vjeçar, që kishte studiuar në shkollen Central Saint Martins në Londër.

Trupat e viktimave raportohej se ishte gjetur pranë një toke që prindërit e fëmijës kishin blerë për të ndërtuar një shtëpi.

Raportimet në Portugali thonin se trupat mund të kishin vdekur prej dy ditësh, por koha e santë e ngjarjes do të përcaktohet nga autopsia që po kryhet sot.

FOTO GALERI
3/3
Ngjarja ndodhi ne Santa Margarida da Serra 100 km ne jug te kryeqyetit Lisbone

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA