SHBA, Mike Pence: Republikanët do të rifitojnë sërish vendin në zgjedhjet e 2024

08/11/2021 21:18

Ish-zv. presidenti amerikan Mike Pence ishte dje mes folësve në konferencën republikane për kandidatët e zgjedhjeve 2024.

Ish-presidenti Donald Trump foli për turmat një një mesazh të regjiastruar video, teksa flitet se ai do të jetë në krye të kandidatëve  të ardhshëm republikanë.

Pence shprehu besimin e tij se republikanët “do të rifitojnë vendin në zgjedhjet e 2024,” thuhej në raportimin e rrjetit Fox News, por ende pa sqaruar nese do te kandidoje vete apo jo.

Por për fat të keq kjo ishte e vetmja ide e qartë e Pence dha për nominimet e zgjedhjeve 2024, teksa foli në konventën e lidhjes hebreje republikane në Las Vegas.

Ai vijonte të kritikonte marrëdhënien e presidentit Biden me Izraelin si dhe shtoi se Amerika është një “vend në krizë” nën udhëheqjen e Biden.

Më herët ish-zv. presidenti ka vizutuar Iowa, New Hampshire, e South Carolina.

Javës që shkoi në Iowa, Pence përsëri iu shmang pyetjes nëse do të kandionte në 2024, duke theksuar se fokusi i tij ishin zgjedhjet e mesit të mandatit në 2022.

Ai siguronte të pranishmit se vendi është në prag të “rikthimit të madh të konservatorëve në të gjithë SHBA”.

Ndërsa senatori i Karolinës së Jugut, Lindsey Graham tha para fjalimit të Pence se “shumë njerëz kanë ardhur për të kandiduar” dhe ngriti lart pasurinë e elementëve te partia republikane.

FOTO GALERI
2/3
Ai vijonte të kritikonte marrëdhënien e presidentit Biden me Izraelin si dhe shtoi se Amerika është një “vend në krizë” nën udhëheqjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA