Dedikimi i veçantë për mikeshën e pafat, Neymar s’e harron këngëtaren braziliane

07/11/2021 22:55

PSG fitoi 2-3 në fushën e Bordeaux dhe vijon të kryesojë kampionatin francez të futbollit, me 10 pikë mbi Lensin ndjekës.

Dy golat e parë të ekipit kryeqytetas i shënoi Neymar, i cili është ngjitur në shifrën e tre realizimeve sezonale në Ligue 1.

Ylli brazilian ka bërë një dedikim të veçantë pas fitores. Dy golat e tij shkojnë për Marilia Mendonça, këngëtaren braziliane që ndërroi jetë dy ditë më parë pas një aksidenti tragjik me avion.

Marilia ishte një mikeshë e Neymar, dy vite më parë ka kënduar në ditëlindjen e tij, teksa u nda nga jeta në moshën 26-vjeçare.

Te goli i pari zbuloi nën fanellë një mesazh për këngëtaren e pafat, teksa te goli i dytë ngriti sytë nga qielli dhe bëri shenjën e zemrës./ Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA